Tuesday, 21 April 2026
Lajme

Manikyri më i bukur pas të 60-ve: Ngjyrat dhe format e thonjve që i japin freski duarve

Pas të gjashtëdhjetave lëkura të bëhet më e hollë, ndërsa thonjtë më të brishtë, dhe që nuancat e preferuara të llakut të duken ndryshe nga më parë. Ja çfarë mund të bëni për t’u kthyer freskinë

Trupi ynë vazhdimisht dërgon sinjale për gjendjen e tij dhe procesin e plakjes, sidomos gjatë menopauzës, kur ndodhin shumë ndryshime. Thonjtë, që dikur i shihnim vetëm si detaj estetik, në moshë më të pjekur bëhen tregues i rëndësishëm i shëndetit. Fatkeqësisht, shumë gra pas të gjashtëdhjetave e neglizhojnë manikyrin, duke menduar se mjaftojnë thonjtë e pastër dhe të shkurtër.

Por a e dini se forma e duhur dhe ngjyra e zgjedhur me kujdes mund të bëjnë mrekulli? Për shembull, t’i bëjnë duart të duken edhe deri në dhjetë vjet më të reja. Çelësi është të merret parasysh tipi i lëkurës dhe gjatësia e thonjve, si dhe të shmangen zgjidhjet tepër të ngarkuara, thonë specialistët.

Forma që duket e rregullt dhe moderne

Thonjtë e gjatë dhe me majë nuk rekomandohen shumë për gratë në moshë të pjekur, sepse theksojnë ndryshimet e lëkurës dhe i bëjnë duart të duken më të rënda. Gjatësia e shkurtër ose mesatare me linja të buta konsiderohet zgjedhja më e mirë.

Format më të bukura janë ovale dhe katrore me skaje të buta. Forma ovale i zgjat vizualisht gishtat dhe e bën dorën më elegante, ndërsa forma katrore duket e rregullt dhe u përshtatet grave që pëlqejnë stilin klasik, por duan të ruajnë edhe një prekje moderne. Është e rëndësishme simetria dhe përpunimi i saktë, sepse edhe parregullsitë e vogla bëhen më të dukshme në duar më të pjekura

Ngjyrat që i bëjnë duart të duken më të reja

Zgjedhja e llakut është shumë e rëndësishme, sepse ngjyra mund ta ndriçojë lëkurën ose të theksojë pigmentimin dhe ndryshimet e dukshme. Nuancat natyrale dhe tonet e qeta janë zgjidhje universale. Bezha e lehtë, rozë pudër dhe nuancat e bardha të buta funksionojnë shumë mirë, sepse krijojnë efekt të kujdesshëm dhe të rregullt pa tërhequr vëmendje të panevojshme.

Mund të zgjidhni edhe nuanca të qershisë ose kumbullës, të cilat u japin thonjve thellësi elegante. Ngjyrat shumë të errëta, si e zeza apo bordo e ftohtë, mund t’i rëndojnë vizualisht duart, ndërsa nuancat neon shpesh duken të pabarabarta në lëkurë delikate.

shutterstock

Kujdesi që bën vërtet dallimin

Manikyri pas të gjashtëdhjetave nënkupton edhe kujdes të rregullt. Me kalimin e viteve thonjtë bëhen më të thatë, prandaj është e rëndësishme të përdoren vajra ushqyes dhe kremra hidratues për duart.

Lëkura rreth thonjve kërkon qasje të butë, jo prerje agresive. Më së miri është të përdoren preparate zbutëse dhe të shtyhet lehtë prapa. Një trajtim i tillë ul rrezikun e lëndimeve. Gjithashtu, mund të përdoren edhe xhele transparentë me vitamina dhe përbërës ushqyes.

Për ta përmbledhur: thonjtë duhet të jenë me gjatësi të shkurtër ose mesatare që të duken më të rregullt; jepni përparësi nuancave natyrale dhe të qeta; shmangni dizajnet e ndërlikuara dhe elementet shumë të ndritshme që bien tepër në sy; hidratoni rregullisht lëkurën e duarve dhe zonën rreth thonjve; përdorni baza dhe xhele forcues nëse vini re se thonjtë janë bërë të brishtë.

Përveç kujdesit në shtëpi, mund t’i drejtoheni edhe një profesionisti të manikyrit. Vizitojeni çdo tre ose katër javë për të ruajtur formën, rregullin dhe shëndetin e thonjve. Sepse manikyri pas të gjashtëdhjetave nuk duhet të jetë barrë, por kënaqësi dhe, siç thamë në fillim, pasqyrë e shëndetit. /Telegrafi/

InfoShqip