Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Memaliaj, ku dyshohet se ka mbetur i vrarë 35-vjeçari Endri Shehu. Viktima njihet edhe me mbiemrin Goxhaj. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pas një konflikti mes tij dhe 30-vjeçarit D. N. Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit.