Tuesday, 21 April 2026
Lajme

“Kurti, vështirësi në komunikimin me ndërkombëtarët”, Nesturi: Po synon të nxjerrë në “pension politik” Vjosa Osmanin

TIRANË- Analisti i njohur Plator Nesturi, u shpreh në “Real Story” se problemi që ka Albin Kurti është fakti se nuk po arrin të gjejë rrugë të duhura për të komunikuar me ndërkombëtarët, sidomos pas largimit të Vjosa Osmanit nga posti i presidentes.

Ai theksoi se Albin Kurti ka interes që Vjosa Osmanin ta nxjerrë në Atë që Nesturi e konsideroi si “pension politik”

“Lëvizjet e fundit treguan këtë gjë: kush do jetë zëri, që do komunikojë me ndërkombëtarët. Pavarësisht se u largua Osmani, Kurti nuk është se ka arritur dot të krijojë një lidhje të veçantë. Kjo për fat të keq nuk ndodh as te liderët e tjerë te partitë opozitare.

Nuk kanë zë apo linjë komunikimi me këtë çështje. Edhe oferta e Albin Kurti duke dhënë ministra për të futur LDK brenda aty, është pikërisht kjo gjë: Kurtit i intereson që ta nxjerrë në pension Vjosa Osmani. Nëse do ketë zgjedhje, Osmani riaktivizothet dhe kjo e fut sërish në lojë. Kurti mund t’i këtë të gjitha tani.”, tha ai.

InfoShqip