Tuesday, 21 April 2026
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, humb jetën 33-vjeçari (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në Memaliaj të Tepelenës.

Mësohet se është qëlluar për vdekje Endri Goxhaj, 33 vjeç, nga Memaliaj.

Vizion Plus mëson se ka qenë një konflikt i momentit që ka degjeneruar me shkrehjen e armës së zjarrit nga agresori D.N., i cili e ka qëlluar me armë zjarri para lokalit të S.K., afër qendrës së Memaliajt.

Policia menjëherë është vënë në kërkim të autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur.

/vizionplus.tv

 

InfoShqip