
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se opozita po do zgjedhje.
Ai tha se një orë pas dekretit flisnin për datën e zgjedhjeve.
Bajrami tha se opozita nuk e prezantoi asnjë emër për President, duke thënë se janë pozicionuar për zgjedhje.
“Vullneti politik po thotë që 51% janë për të qeverisur me vendin, çështja e Presidentit po kërkon më shumë, së paku jepni një emër. Unë e kam ditur që nuk do të japin emër”.
“Shtatë ditë para fundit ata po pozicionohen për zgjedhje, 1 orë pas dekretit e kanë kërku datën e zgjedhjeve”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post Bajrami i VV-së: Opozita një orë pas dekretit e kanë lypë datën e zgjedhjeve appeared first on Gazeta Express.
