
Politikani i njohur Paskal Milo ka bërë këtë të martë, në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, një rezyme të politikës shqiptare në 35 vite.
Ndërsa foli për shkaqet që kanë sjellë politikën shqiptare në këtë situatë, të cilat sipas tij vijnë si pasojë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, ai u ndal edhe te marrëdhëniet me PS.
Sipas Milos, PS, ndryshe nga demokratët, i eliminoi aleatët, duke mos i përfshirë në asnjë moment në lista apo koalicione.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Mbase sepse pushteti shijohet më shumë vetëm. Pati nga ana juaj negociata për bashkëpunim me PS në 2021?
Milo: Ajo ka qenë etapa e fundit e bashkëpunimit elektoral, ose më mirë të them e përpjekjes për të bashkëpunuar. Që nga ajo kohë e tutje nuk pati më.
Borakaj: Nuk keni më asnjë përfaqësues?
Milo: Kemi në nivel vendor. Jemi ndër partitë e vogla që jemi përfaqësuar më mirë. Aktualisht kemi rreth 20 këshilltarë bashkiakë. Kemi marrë rreth 23 mijë vota, çka na ka dhënë rreth 20 këshilltarë.
