E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Operacion antidrogë në Tiranë/ 15 të arrestuar, 16 në kërkim, sekuestrohen drogë, armë dhe para

Tirane 1 650x400

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar operacionin e koduar “Final” pas tre muajsh hetimesh për goditjen e grupeve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë.

Sipas hetimeve, grupet kriminale dyshohet se merreshin me shitjen dhe shpërndarjen e kanabisit dhe kokainës në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë edhe pranë shkollave.

Gjatë operacionit janë identifikuar 36 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ku 15 prej tyre u është caktuar masa “arrest në burg”, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar më herët gjatë fazës hetimore. Po ashtu, 16 persona janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Të arrestuarit janë: A. Sh., I. B., V. A., Xh. Gj(B)., J. I., E. O., A. Ç., A. G., K. N., A. C., S. D., E. M., E. H., E. I. dhe G. H..

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrolleve në banesat e tyre, gjatë periudhës hetimoe dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë, janë gjetur dhe sekuestruar: 60 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, 4 armë (1 armë zjarri pistoletë dhe 3 armë gjahu), 121 000 euro, 60 milionë lekë, 5000 paundë, 14 celularë, peshore elektronike dhe 3 automjete.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

/vizionplus.tv

InfoShqip