Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Chelsea i vendos ultimatum Liam Roseniorit pas debaklit nga Brighton

Chelsea është gati t’i japë edhe pesë ndeshje trajnerit Liam Rosenior për të shpëtuar vendin e tij të punës, pas humbjes së thellë 3-0 ndaj Brighton.

Megjithëse presioni po rritet, drejtuesit e klubit londinez nuk favorizojnë një shkarkim të menjëhershëm, por kanë nisur të përgatisin edhe plane alternative.

Sipas Graeme Bailey nga TEAMtalk, një ndryshim gjatë sezonit nuk është opsioni i parë, por durimi i drejtuesve po shteron. Humbja në “Amex Stadium” ka tronditur skuadrën, ndërsa bordi kërkon reagim të menjëhershëm për të shpëtuar sezonin.

Chelsea i vendos ultimatum Liam Roseniorit pas debaklit nga Brighton telegrafi.com

Liam Rosenior mori drejtimin e Chelsea në janar 2026, duke pasuar Enzo Maresca. Megjithatë, periudha e tij në krye është shoqëruar me rezultate të paqëndrueshme, përfshirë edhe eliminimin nga raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.

Trajneri 41-vjeçar ka regjistruar deri tani 5 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje në 12 ndeshjet e para në Ligën Premier.

Aktualisht, Chelsea renditet në vendin e shtatë, poshtë Brighton, dhe përballet me një sfidë të madhe për të siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

InfoShqip