
Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një tjetër operacion kundër mashtimeve në call centera në Tiranë.
Sipas informacioneve operacioni është zhvilluar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe autoritetet franceze, në afërsi të rrugës “Sami Frashëri”.
Gazetarja e Vizin Plus Blerina Cene mëson se gjatë këtij operacioni është shoqëruar një punonjës policia, ndërsa deri në këto momente nuk është bërë i ditur identiteti.
