Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Goditja e call center në Tiranë/ AMP ndalon efektivin me urdhër të SPAK, dyshohet si i përfshirë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore ka ndaluar një efektiv policie me kerkesë të SPAK, për operacionin që po zhvillohet për goditjen e një grupi call center në Tiranë, në bashkëpunim me autorietet franceze.

Ka dyshime që të përfshirë janë edhe disa te tjerë, pjesë e uniformave blu që janë të përfshirë në këtë rrjet mashtrimi.

Në aksion për goditjen e call center janë përfshirë agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët po asistohen me ndihmë edhe nga Policia e Shtetit.

Deri më tani nuk janë lëshuar masa sigurie, por vetëm masa kontrolli që janë firmosur nga Gjykata e Posaçme. Kontrollet po kryhen vetëm në Tiranë./abcnews.al

InfoShqip