Wednesday, 22 April 2026
Lajme

“Shqipëria, destinacion i vitit”/ TTW: Natyrë e veçantë, çmime të përballueshme dhe lehtësi për marrjen e vizave

Shqipëria vlerësohet si një ndër destinacionet më të veçanta dhe emocionuese për verën e këtij viti .Platforma ndërkombëtare turizmit Travel Towr  and World shkruan se  vendi nuk është më një cep i fshehur i Evropës por  një destinacion turistik me rritje të shpejtë që po  tërheq vëmendjen globale.

Në  shkrim thuhet se Shqipëria ofron një përzierje të rrallë bukurie, kulture dhe kostosh të përballueshme. Ekspertët e turizmit thonë se kërkesa po rritet me shpejtësi.

Sipas Travel Towr and World një lehtësi për të gjithë turistët që duan të eksplorojnë Shqipërinë është edhe shtimi i linjave ajrore  që po shtojnë itineraret. Po ashtu një shtysë më tepër është edhe lehtësia e procesit të marrjes së vizave .

Tirana sugjerohet si një ndër ndalesat kryesore për tu vizituar.

Për të vijuar më pas me rivierën  në jug të vendit por pa lënë pas edhe alpet shqiptare. Destinacione si Saranda dhe Ksamili ofrojnë plazhe të qeta dhe pamje të bukura dhe konsiderohen  ideale për pushime relaksuese.

Vizitorët mund të eksplorojnë  ndër të tjera edhe qytetet e vjetra si Berati dhe Gjirokastra , kështjellat dhe vendet e trashëgimisë.

InfoShqip