Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Përkujtohet 145-vjetori i rënies së Mic Sokolit në Slivovë

Në fshatin Slivovë të komunës së Ferizajt janë mbajtur homazhe për nder të 145-vjetorit të rënies së heroit kombëtar, Mic Sokoli.

Aktiviteti u organizua nga Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve dhe Dëshmorëve të Tropojës, ku morën pjesë përfaqësues institucionalë, familjarë të heroit, qytetarë dhe nxënës të shkollës fillore “Mic Sokoli”, e cila shënoi njëkohësisht edhe Ditën e Shkollës.

Gjatë aktivitetit u vendosën kurora lulesh dhe u bënë homazhe pranë vendit përkujtimor të Mic Sokolit, i njohur për sakrificën e tij heroike në Betejën e Slivovës, ku humbi jetën për lirinë e vendit.

“Përkujtimi shërbeu si një moment reflektimi mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë historike dhe vlerave kombëtare, duke u bërë njëkohësisht edhe një thirrje për edukimin dhe frymëzimin e brezave të rinj me shembujt e sakrificës dhe atdhedashurisë”, thuhet në njoftimin e komunës.

The post Përkujtohet 145-vjetori i rënies së Mic Sokolit në Slivovë appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip