
Gjatë ditës së mërkurë, Kompania Regjionale “Pastrimi” në bashkëpunim me organizatën “Let’s Do it Kosova”, pastruan zonën te liqeni i Badovcit.
Përmes njoftimit zyrtar, qytetarëve iu bë thirrje që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin mbeturina kur e vizitojnë liqenin.
“Bashkë me organizatën “Let’s Do it Kosova” pastruam zonën te liqeni i Badovcit. Përfunduam një punë të mrekullueshme. Por, kërkojmë nga ju qytetarë që të tregoni kujdes, MOS HEDHNI MBETURINA sa herë e vizitoni, sepse nga aty pimë ujë”, thuhet në njoftim.
The post Pastrohet zona te liqeni i Badocit, “Pastrimi”: Mos hidhni mbeturina, nga aty pimë ujë appeared first on Gazeta Express.
