Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Përplasen dy automjete në Laç, tre të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë pranë spitalit të Laçit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Nga të dhënat paraprake, raportohet se gjendja shëndetësore e tre të lënduarve është e rëndë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

InfoShqip