Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Musliu i reagon Fatos Gecit pas gjuhës seksiste ndaj Vlora Çitakut: Nuk heshtim e nuk frikësohemi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deputeti të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Fatos Geci, pasi përdori gjuhë seksiste ndaj Vlora Çitakut.

Musliu tha se Çitaku nuk ofendohet e as nuk frikësohet, duke thënë se zëri i tyre do të jetë gjithmonë më i fortë sesa çdo tentativë për ta shuar atë.

“Sa herë më kanë ofenduar, më kanë paragjykuar, bullizuar e më kanë kërcënuar, asnjëherë nuk jam viktimizuar dhe nuk kam kërkuar mbështetje apo mbrojtje nga askush. Ama kam reaguar fuqishëm dhe me zë të lartë kundër tendencës që sharjet, fyerjet e kërcënimet të bëhen normë, të bëhen standard në vendin tonë”.

“Edhe sot e dënoj ashpër gjuhën që u përdor ndaj Nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku.  Jo pse Vlora  ndjehet e ofenduar  as që ja ka frikën dikujt por  për t’i treguar secilit që merr guximin të ofendojë, linçojë apo kërcënojë një grua, se rruga jonë është rrugë e trasuar nga gra që kanë sfiduar mentalitete  kanë thyer barriera kanë mposhtur aqrmiq dhe nuk janë zmbrapsur  asnjëherë para padrejtësisë nga kushdo që ka ardhë. Prandaj, kushdo që mendon se mund të na heshtë me fyerje apo kërcënime, gabon rëndë.  Ne nuk tërhiqemi, nuk frikësohemi dhe nuk ndalemi. Zëri ynë do të jetë gjithmonë më i fortë se çdo tentativë për ta shuar atë”, ka shkruar Musliu në Facebook. /Gazeta Express

The post Musliu i reagon Fatos Gecit pas gjuhës seksiste ndaj Vlora Çitakut: Nuk heshtim e nuk frikësohemi appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip