Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Mbështetje bizneseve ushqimore, Sula: Do certifikohen 900 subjekte për produktet me origjinë shtazore

Qeveria shqiptare do të mbështesë 900 biznese të prodhimit të nënprodukteve ushqimore me origjinë shtazore të cilat kanë potencial për të eksportuar jo vetëm në vendet e rajonit por edhe ne vendet e Bashkimit Europian.

Këtë e ka bërë të ditur kryeinspektori i përgjithshëm Dashamir Sula nga Korça, ku është shprehur se Shqipëria ende nuk është në nivelin e duhur përsa i përket sigurisë ushqimore.

“Për certefikimin detyrë e lënë me hapjen e negociatave, po japim asistencën, për të cuë r gjithë kërkesat sipas BE, nga gjithë baxhot e të tjera që duhet të plotësojnë çdo kërkesë. Kemi grup verifikimi që do përzgjedhin biznese të caktuara. Nuk flitet vetëm për produkte shqiptare që konsumohen në Shqipëri. Flitet për këto produkte të ikin ne gjithë vendet e BE. Kanë tolerance 0. Është proces i vështirë, kërkon kohë, mund, investime e këtë qeveria ka vendosur të ketë lehtësira për grante, ato subjekte që kanë kapacitete, kredi të buta, të përmbushet ky proces, bëhet fjalë për 900 subjekte për cerefikimin e tyre”, tha Dashnor Sula, Kryeinspektori i Përgjithshëm

Siguria ushqimore është një nga sektorët më të vështirë në grupkapitujt e hapur nga BE, ku së fundmi kryeministri Rama bashkë me drejtues të institucioneve shtetërore ka kërkuar një vëmendje më te madhe per permbushjen e kritereve.

InfoShqip