
Më pak se 24 pasi njoftoi zgjatjen pa afat të armëpushimit me Iranin, Presidenti amerikan jep një afat të ri se kur mund të zhvillohet raundi i dytë i negociatave që pritej të zhvillohej këtë të mërkurë.
Bisedimet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, mund të zhvillohen që të premten, thotë New York Post, i cili ka shkëmbyer disa mesazhe me presidentin Donald Trump.
Burime pakistaneze i kanë zbuluar gazetës se përpjekjet për ndërmjetësim me Teheranin kanë rritur mundësinë që një raund i ri bisedimesh të zhvillohet brenda “36-72 orëve” të ardhshme.
“Është e mundur!”, është përgjigjur Trump me mesazh ndaj kërkesës për koment nga New York Post.
