Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Lushtaku për aksionin në Skënderaj: Mbi 5 mijë pjesëmarrës po i pastrojnë mbeturinat

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni për pastrimin e mbeturinave dhe largimin e deponive ilegale.

Lushtaku, ka bërë të ditur se, mbi 5000 pjesëmarrës janë angazhuar në këtë ditë, duke përfshirë institucionet komunale, nxënësit, shkollat dhe qytetarët.

Postimi:

Aksioni për pastrimin e mbeturinave dhe largimin e deponive ilegale po vazhdon me intensitet të plotë.

Mbi 5000 pjesëmarrës janë angazhuar në këtë ditë, duke përfshirë institucionet komunale, nxënësit, shkollat dhe qytetarët. Ky mobilizim i jashtëzakonshëm dëshmon qartë vetëdijen dhe vullnetin tonë të përbashkët për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Së bashku po i japim fund ndotjes dhe po ndërtojmë një standard të ri për komunën tonë!

The post Lushtaku për aksionin në Skënderaj: Mbi 5 mijë pjesëmarrës po i pastrojnë mbeturinat appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip