
Irani konfirmon zgjatjen e armëpushimit me SHBA-të, por lë të hapur mundësinë e lëvizjeve diplomatike në të ardhmen, pa u zotuar për bisedime të reja me Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, në deklaratat e transmetuara nga televizioni shtetëror iranian, shmangu marrjen e një qëndrimi të qartë nëse Teherani është gati të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh me Uashingtonin në Islamabad.
“Diplomacia është një mjet për të siguruar interesat dhe sigurinë kombëtare dhe sa herë që arrijmë në përfundimin se ekzistojnë kushte të nevojshme dhe të arsyeshme për përdorimin e këtij mjeti për të arritur qëllimet kombëtare dhe për të forcuar arritjet e kombit iranian kundër ndjekjeve dashakeqe të armiqve, ne do të ndërmarrim veprime”, tha ai.
Ky qëndrim interpretohet si një tregues se pala iraniane po i mban kanalet hapur, por pa u zotuar për një rifillim të menjëhershëm të negociatave.
Në të njëjtën kohë, diplomatët në Teheran e bëjnë të qartë se “pa heqjen e bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane, ne nuk do të kthehemi në negociata. Ne nuk do të negociojmë nën kërcënime”.
Siç theksojnë diplomatët, “komunikimi me ndërmjetësit pakistanezë është duke u zhvilluar për të “përmbushur kushtet e Republikës Islamike” me qëllim rifillimin e negociatave. /Panorama
The post Teherani konfirmon zgjatjen e armëpushimit: Irani do kthehet në diplomaci dhe negociata vetëm nëse SHBA-të do heqin bllokadën appeared first on Gazeta Express.
