Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash si dhe kthjellime, kryesisht pas orëve të mesditës, në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 20 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 16m/s.

InfoShqip