Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Shtime, nxënësi 15-vjeç dorëzon në polici paratë e gjetura

Nxënësi 15-vjeçar me inicialet N.SH., ndërsa po lëvizte në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, ka gjetur një shumë parash prej 180 eurosh. Pa hezituar, ai është paraqitur në stacionin policor për t’i dorëzuar të hollat e gjetura, njofton policia.

Pas veprimeve të menjëhershme verifikuese nga ana e zyrtarëve policorë, “është arritur të identifikohet pronarja e këtyre parave, qytetarja me inicialet F.H., nga Shtimja”, njofton PK.

“Në prezencën e policisë, shuma prej 180 eurosh i është kthyer pronares, e cila falënderoi nxënësin për gjestin e tij”, vijon njoftimi.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, falënderon nxënësin N.SH. për këtë veprim human dhe shembullor”.

The post Shtime, nxënësi 15-vjeç dorëzon në polici paratë e gjetura appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip