THUMANË- Një aksident rrugor është regjistruar pranë Thumanës, në aksin e vjetër Fushë Krujë–Thumanë.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që ka humbur jeten drejtuesi i njërit prej mjeteve, Arben Jangozi.
Në njërin prej automjeteve ndodhej edhe një fëmijë.
Ende nuk ka detaje të plota mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./abcnews.al
