E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

“Nuk jemi të harruar”, Rama: Jemi në kohën më të mirë dhe nuk kemi qenë kurrë më pranë BE

“Nuk mendoj se Ballkani është një lagje e harruar. Kam ndjesinë se jemi në kohët më të mira. Jemi në kohën më të mirë dhe nuk kemi qenë kurrë më pranë BE-së. BE-ja nuk ka qenë kurrë kaq e vetëdijshme për rëndësinë tonë në gjeopolitikë. Kemi më shumë vizibilitet në shumë drejtime. Gjatë dekadës së fundit është bërë normale, por nuk ka qenë aspak normale që të flisnim dhe të bashkëpunonim me njëri-tjetrin. Dua t’ju kujtoj se jemi ulur të gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor rreth të njëjtës tryezë vetëm në vitin 2014, në Berlin. Kështu që jo, nuk jemi të harruar; jemi në kohën më të mirë që kemi jetuar.”, tha Rama

InfoShqip