E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare

IMG 5083

Me 64 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Ky projektligj përcakton kornizën ligjore, përgjegjësitë institucionale dhe procedurat për organizimin dhe funksionimin e Lojërave Mesdhetare, duke garantuar standarde të larta të transparencës, menaxhim efikas të fondeve publike dhe koordinim të plotë ndërinstitucional.

The post Miratohet projektligji për Lojërat Mesdhetare appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip