E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Në mes të detit, në mes të luftës/ Kapiteni i anijes në Gjirin Persik: Bëjmë roje 24 orë për raketa dhe dronë

Një kapiten në bordin e një prej qindra anijeve të bllokuara në Gjirin Persik ka treguar për Associated Press, se ekuipazhi i tij ka qenë nën “stres të vazhdueshëm” që nga fillimi i luftës.

Raman Kapoor, i cili shërben në një anije që transporton naftë bruto tha se anija është në nivelin më të lartë të sigurisë.

“Është vërtet zhgënjyese. Që prej 54 ditësh, ne jemi këtu të bllokuar brenda kësaj zone konflikti. Dhe, pjesa më e rëndësishme, më shqetësuese është pasiguria dhe pafuqia dhe qëndrimet e zgjatura, vonesat në riatdhesime – të gjitha këto pika janë shumë shqetësuese për momentin. Nuk mund të zbresim nga anija. Duhet të mbajmë rojet e sigurisë 24 orë në ditë. Djemtë e mi janë vazhdimisht në vëzhgim, për dronë, anije të paidentifikuara ose raketa” tha ai.

Ekuipazhi në bordpërbëhet nga të gjithë anëtarët e ekuipazhit indian, megjithatë kjo nuk është anije me flamur indian. Kapoor tha se ka gati 20 mijë detarë të bllokuar në Gjirin Persik që nga fillimi i luftës.

Irani qëlloi mbi tre anije në Ngushticën e Hormuzit dhe sekuestroi dy prej tyre të mërkurën, duke intensifikuar sulmin e tij në rrugën ujore kyçe. Konflikti ka bllokuar pothuajse të gjitha eksportet përmes ngushticës ku kalon 20% e naftës në botë në kohë paqeje./abcnews.al

InfoShqip