E premte, 24 Prill 2026
Lajme

Trump: Nuk kam asnjë nxitim për marrëveshjen, do arrihet kur të jetë e përshtatshme!

1776713410 Donaldtrump 709x400

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk ndodhet nën presion për të arritur një marrëveshje me Iran, duke theksuar se ka “gjithë kohën e botës” për negociatat.

Në një postim në rrjete sociale, Trump kritikoi raportimet mediatike që, sipas tij e paraqesin si të nxituar për një marrëveshje me Teheranin. Ai theksoi se situata është e kundërt dhe se Irani është ai që ndodhet nën presion.

Sipas Trump, çdo marrëveshje e mundshme do të realizohet vetëm kur të jetë “e përshtatshme dhe e dobishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatët tanë dhe pjesën tjetër të botës”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA dhe Iran, ndërsa çështjet e sigurisë dhe programit bërthamor mbeten në qendër të diskutimeve ndërkombëtare.

 

InfoShqip