
Aeroplanmbajtësja amerikane USS George HW Bush po i afrohet Lindjes së Mesme dhe ka hyrë në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të SHBA-së, thotë komanda, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Centcom ndau një fotografi në X që tregon super-aeroplanmbajtësen e klasit Nimitz duke lundruar sot në Oqeanin Indian.
Nuk është e qartë nëse transportuesi do t’u bashkohet anijeve ekzistuese në rajon, apo do të vijë për të zëvendësuar një të tillë, siç kanë raportuar disa media.
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald R Ford, “vazhdon të operojë në Detin e Kuq, duke mbështetur sigurinë detare në Flotën e 5-të të SHBA-së”, tha Centcom më herët sot.
The post Një tjetër aeroplanmbajtëse amerikane i afrohet Lindjes së Mesme appeared first on Gazeta Express.
