E premte, 24 Prill 2026
Lajme

Aksioni i fundit i SPAK, Petraj: Sekuestrimet nuk janë tregues i punës së mirë

A 306 738x400

Aksionet e fundit të SPAK, lufta kundër call center-ave dhe sekuestrimet e pasurive të disa zyrtarëve të lartë kanë qenë tema e kësaj të enjteje në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.

I ftuar në studio, avokati Edmond Petraj tha se SPAK deri tani nuk ka performuar siç duhet. Sipas tij, pasuritë e sekuestruara deri tani nuk janë pasqyrë suksesi, pasi ende nuk dihet se kujt i përkasin.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Dukej sikur, për 4 muaj me drejtuesin e ri të SPAK, situata ishte në qetësi. Ardhja e tij nga SHBA me një shpërthim lajmesh këto ditët e para, me një sërë aksionesh – si t’u duk?

Petraj: Nuk është se kam ndonjë satisfaksion. Jam kritik për mënyrën si vepron. Shoh pjesën profesionale, mënyrën se si po heton, si po gjurmon korrupsionin, ku po dështojnë. Nuk kanë qenë të organizuar, nuk kanë qenë të mirëprofesionalizuar. Lufta kundër korrupsionit lë shumë për të dëshiruar.

Borakaj: Po këto pasuritë e sekuestruara?

Petraj: Kjo mbetet për t’u parë.

Borakaj: Këto janë pasuri në emër të zyrtarëve?

Petraj: Nuk e di.

Borakaj: Por kur sekuestrohen, supozohet që janë në emër të tyre.

Petraj: Në përgjithësi, të gjitha subjektet që janë nën hetim të Prokurorisë së Posaçme, deri në brezin e tretë, u vendoset sekuestro. Marrim një shembull: nëse një subjekt ka fituar X tendera dhe pjesa që ai ka marrë nga një tender. Pra, këtu do të duket më pas se cila është pjesa dhe si do të vijojë procesi i këtyre hetimeve.

Borakaj: Mbetemi te ish-drejtoresha e AKSHI-t.

Petraj: Nuk kemi parë ende, mbetet për t’u parë në emër të kujt janë. Nuk kemi parë listë.

Borakaj: Pse kanë të drejtë të sekuestrojnë pasuri në emër të familjarëve?

Petraj: Sekuestro dhe konfiskimi janë dy gjëra të ndryshme. Pasuritë janë të bllokuara, pasi SPAK mendon se kanë ardhur si pasojë e korrupsionit. Por kjo mbetet për t’u analizuar financiarisht, për të parë si do të vazhdojë hetimi paraprak.

InfoShqip