E premte, 24 Prill 2026
Lajme

Alibeaj: Shqipëria të krijojë kushte për investimet e Perëndimit, jo të orientohet drejt Rusisë e Kinës

WhatsApp Image 2026 04 23 At 21.21.00 711x400

I ftuar në studion e QUO VADIS në Viziopn Plus, ish-deputeti dhe juristi Enkelejd Alibeaj u shpreh se përfaqësuesit e Brukselit dhe Uashingtonit kërkojnë që investimet e vendeve të tyre të kenë mbrojtje dhe garanci në Shqipëri.

Ai theksoi se detyra kryesore e qeverive shqiptare duhet të jetë krijimi i kushteve të favorshme për tërheqjen e investimeve perëndimore, duke shtuar se orientimi nuk duhet të jetë drejt vendeve si Rusia dhe Kina.

“Për aq sa kam përvojë në funksione publike, nuk ndodh asnjëherë që për çështje kulture, statusi apo karriere përfaqësues të Brukselit dhe Uashingtonit të ulin nivelin. Ata duan që investimet e vendeve të tyre të gjejnë mbrojtje këtu. Nëse duhet të ketë një detyrim i qeverive shqiptare është të krijojnë kushtet që investimet e Perëndimit të mund të vinë në Shqipëri, jo të Rusisë dhe Kinës”, u shpreh Alibeaj.

/vizionplus.tv

InfoShqip