Wednesday, 22 April 2026
Lajme

Çka po doni me bo? Çka po doni me ngu, çka po doni me veshë? Qe lista!

Jemi n’mes t’pranverës, me plot ngjarje muzikore, artistike, filmike… Qe lista e jonë javore me rekomandimet kryesore se ku me shku, çka me pa, çka me lexu e dëgju. Edhe një Monday Marks!

Linku: 

Krejt java po duket si një mini-festival kulturor ku mundesh me kalu prej ekspozitave e shfaqjeve direkt në dancefloor nga Prishtina, kah Prizreni e deri n’Tironë.

Ma s’pari ka plot evente për Ditët e gjuhës gjermane: Në Hotel Grand hapet ekspozita e Zgjim Zyba, një kombinim i kujtesës së luftës me instalacione artistike; “Kosova Original Music Tour” po e sjell një mbramje intime me muzikë dhe diskutim, ndërsa nëse jeni në vajb pak ma serioz, te Reporting House vjen Michael Roth me librin e tij.

Në Kino Armata vjen filmi “La Grazia” nga Paolo Sorrentino për me fillu programin Italian Screen Days. Në Teatrin e Gjilanit luhet “E Vërteta” nga Florian Zeller. Fondacioni 17 po organizon një festë oborri që tingëllon si versioni lokal i “bring your vibe”.

E n’Shqipëri eksplodon muzika: “Misa a Buenos Aires” nga Martín Palmeri bashkon operën me tango e në Sheshin Italia zbret Exhale Tirana me Amelie Lens, që garanton rejv serioz (dhe nja 10k hapa pa e marr vesh).

Ndërsa nëse s’keni çka me vesh nëpër spektakle e evente, gjithmonë e keni Yllka Brada për me ju shpëtu situatën.

InfoShqip