Wednesday, 22 April 2026
Lajme

“Do të flasim pastaj” – Kurti shkon në Kuvend për takimin me Abdixhikun

Kryeministri, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të diskutuar për çështjen e presidentit.

Derisa kanë mbetur edhe nëntë ditë për ta zgjedhur të parin e vendit, Kurti tha se do të flas pas takimit për rezultatet e tij.

“Do të flasim pas takimit. Njëherë të flasim në takim dhe mandej iu njoftojmë për rezultatet”, tha ai.

Ky është takimi i dytë mes Kurtit dhe Abdixhikut pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ku specifikohet 28 prilli si afat i fundit për zgjedhjen e presidentit, ka transmeutar KosovaPress.

InfoShqip