E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Ejupi: Me rrymë po blihet paqja sociale

Burim Ejupi

Burim Ejupi nga INDEP, organizatë joqeveritare e cila merret edhe me analiza për sektorin e energjisë, në EURO n’T7 ka thënë se me mosshtrenjtimin e energjisë elektrike për këtë vit po blihet paqja sociale.

Ai tha se çmimi i energjisë elektrike këtë vit është dashur të rritet, për shkak se kemi shpenzuar shumë dhe atë dikush duhet ta paguajë.

“Për me mbajt paqen sociale, më mirë kishte me qenë me shtrenjtëtu rrymën nga 2 deri në 3%. Ne nuk do ta kishim vërejtur, do të ishin bërë investimet dhe nuk do t’i kishim paguar humbjet me çmime astronomike të importit”, ka thënë Ejupi.

Sipas Ejupit, në rastin tonë problemi është shumë më i madh, sidomos me rëniet e papritura të blloqeve të termocentraleve, ku më pas po shkaktohet debalancim në sistemin elektroenergjetik, e që në të shumtën e rasteve ato shkaktohen nga KEK-u.

Meqë KEK-u, sipas Ejupit, është fajtor, i njëjti duhet t’i paguajë dëmet dhe jo ato t’u faturohen qytetarëve.

“Problemi kryesor është se qytetari është duke i paguar gabimet menaxheriale të kompanive si KEK-u, KEDS-i apo KOSTT-i, e me të cilat është dashur të merrej ZRRE-ja. Asnjë debalancim nuk bëhet pa fajin e dikujt, atëherë pse kjo t’i faturohet qytetarit e jo KEK-ut? Pse kjo kompani ka një bord, një drejtor – ata marrin rrogë për këtë punë. Pra, ne jemi duke paguar një keqmenaxhim, sepse bordi ka caktuar një menaxher jo kompetent që qytetarit po i kushton me tarifë”, ka shtuar Ejupi.g

The post Ejupi: Me rrymë po blihet paqja sociale appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip