
Iliri dhe Malbora janë dy fermerët që i shpëtuan televotimit, pasi fituan sfidën.
Pas shpalljes së 5 të preferuarve dhe Sara që ishte imune si kryefermere, 9 fermerë do të shkonin në sfidë.
Grupi i parë ishte i përbërë nga 5 veta, Iliri, Bujaka, Dona, Visi dhe Blerina ku fitues doli Iliri.
Më pas, grupi i dytë ishte Malbora, Soni, Romiri dhe Vanesa. Fillimisht, Malbora refuzoi të merrte pjesë në sfidë, por pas insistimit të moderatores Arbana Osmani ajo u bë pjesë, ku edhe doli e para.
Pjesa tjetër e fermerëve, shkuan në televotim dhe do të jetë publiku ai që do të vendosë se kush do të dalë.
Sfida e kësaj javekishte të bënte me hedhjen e topit jashtë rrethimit të një kafazi, ku fermerët u mbyllën brenda. Beteja për të marrë topin dhe për ta kaluar në anën tjetër, ishte në një terren tejet të vështirë, me baltë dhe me ujë që pikonte gjithë kohën.
