Një ngjarje e rëndë tronditi Teksasin këtë të premte, kur një aeroplan i vogël Cessna u rrëzua në një zonë të pyllëzuar, duke lënë të vdekur pesë personat që ndodheshin në bord.
Zyrtarët dhe dëshmitarët thanë se “Cessna 421C” po udhëtonte me shpejtësi të lartë drejt Aeroportit Kombëtar të Neë Braunfels kur u rrëzua dhe shpërtheu në flakë për një arsye ende të panjohur.
Edhe pse po fluturonte pranë një aeroplani të dytë që drejtohej për në të njëjtin destinacion, nuk flitet të ketë prova të një përplasjeje në ajër.
Shqetësimi u ngrit pak para rrëzimit kur piloti i avionit të dytë raportoi humbjen e kontaktit me Cessnan nëpërmjet radios.
Një kontrollues i trafikut ajror raportoi gjithashtu të njëjtën imazh, duke vënë në dukje se avioni po lëvizte në mënyrë të çrregullt dhe u zhduk nga radari, gjë që çoi në mobilizimin e autoriteteve.
