E shtunë, 02 Maj 2026
Lajme

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn në Ferma Vip, kush është ai

Henri 652x400

Katër nga vajzat, Moza, Malbora, Soni dhe Blerina në deklarata të ndryshme, kanë shprehur dëshirën për të pasur hyrje të reja, e më konkretisht djalë.

Kjo dëshirë e vajzave u plotësua: Henri Rrufa është bërë pjesë e Ferma Vip.

Henri është një emër i njohur në edia. Ai ka qenë kampion kombëtar për 8 vite radhazi në qitje. Ai gjithashtu është fitues i medaljes së bronztë në kampionatin botëror në Kajro të Egjiptit.

Henri po ashtu ka mbi 70 medalje të fituara në kompeticione të ndryshme kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Pasi u njohën me profilin e tij, ka qenë Malbora ajo që ka dalë dhe e ka pritur, për ta çuar më pas në Arenë, atje ku po i prisnin edhe fermerët e tjerë.

InfoShqip