E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Sulmohet me mjet të fort një person në Fushë Kosovë, pëson frakturë në kokë

Foto Arkiv

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një sulmi fizik që ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Sipas raportimeve, rreth orës 16:36, viktima mashkull kosovar ishte përfshirë në një mosmarrëveshje me një person tjetër, shtetas i Shqipërisë.

Pas konfliktit, i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar viktimën duke përdorur një mjet të fortë.

Pas kryerjes së veprës, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

Ndërkohë, viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas raportit mjekësor ai ka pësuar frakturë në kokë dhe lëndime të natyrës së rëndë.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente, ndërsa autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit. /Telegrafi/

InfoShqip