E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Rama në Berlin për të çelur ekspozitën: Do udhëtoj drejt Armenisë, aty ku mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian

Rama 4 3 701x400

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, aty ku ka çelur ekspozitën e tij.

Përmes një video në rrjetet sociale, ku edhe prezantoi shënimet e javës, Rama deklaroi se pas Gjermanisë, do të udhëtojë drejt Armenisë, aty ku mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian

Përshëndetje nga Berlini ku erdha për të ccelur ekspozitën time të re. Një gjë mund të them, u ndjeva shumë mirë sepse edhe në mjedisin kulturor interesi për Shqipërinë është shumë i madh. Këto shënime do i jap kështu sepse do nisem për në Erevan të Armenisë ku mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, të cilin patrëm nderin ta mirëpresim vitin e shkuar në Shqipëri”, tha Rama.

InfoShqip