E diel, 03 Maj 2026
Lajme

I dënuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet 50-vjeçari në Fier, ishte shpallur në kërkim

Screenshot 14 695x400

Policia e Fierit ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.

Sipas bluve të këtij qyteti, burri ishte dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim, për kultivim të bimëve narkotike.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim, për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

S.S., 50 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/1 i Kodit Penal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

InfoShqip