
Një shpërthim dyshohet me lëndë plasëse ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në nje dyqan në zonën e Xhamllikut në dyqanin e shpërndarjes së internetit MCN në pronësi të Endri Meksit. Lënda plasëse ishte në sasi të vogël ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Nga shpërthimi mësohet se është dëmtuar edhe një biznes tjetër aty pranë.
