
Maturantët në shkollat e vendit po zhvillojnë prej ditësh testet provë të maturës shtetërore, një proces që i ndihmon të vlerësojnë përgatitjen dhe të familjarizohen me formatin e testimit. Sipas nxënësve këto teste ndihmojnë në rritjen e sigurisë dhe menaxhimin e emocioneve gjatë provimit.
“Paraprovimi ishte i një niveli mesatar, edhe mu duk goxha mirë. Kemi zhvilluar konsultime të rregullta dhe kemi bërë ushtrime të ngjashme me ato të testit. Pres rezultate të mira”, tha Shirli Hoxhallari, nxënëse.
“Paraprovimi ishte i një niveli mesatar. Punuan qetë dhe pa stres. Pres rezultate të mira. Dua të vazhdoj për mjekësi dhe kam zgjedhur biologjinë”, u shpreh Kejsi Daja, maturante.
Shkollat kanë intensifikuar gjithashtu përgatitjet për maturën shtetërore përmes konsultimeve dhe testimeve të vazhdueshme.
“Përveç rolit trajnues dhe familjarizues të nxënësve me procesin e maturës shtetërore, synojmë të trajnojmë maturantët me të gjitha të drejtat dhe detyrat e tyre në ditën e provimit në qendrën e provimit. Por njëkohësisht për të marrë një ide se si janë maturantët tanë dhe dija e tyre me objektivet tanë që kemi vendosur për maturën shtetërore 2026.
Kanë filluar që në janar menjëherë pas daljes së urdhërit. Për fleksibilitet të nxënësve, sepse ncënësit kanë angazhimet e tyre, ka grupe që e fillojnë në mëngjes 7:15-08:00, ka grupe që fillojnë në 1:15-14:00. Mësuesit kanë qrnë shumë të kujdesshëm, mbajnë të dhëna të vazhdueshme”, u shpreh Klotilda Jaupi, drejtoreshë e shkollës “Qemal Stafa”
Provimet e maturës shtetërore këtë vit do të zhvillohen nga data 2 deri në 23 qershor.
