E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Si do të shpallet kampion Interi sot, në ndeshjen ndaj Parmës?

Lautaro Martinez Inter Serie A Trophy 1024x682 1

Interi ka nevojë vetëm për një pikë ndaj Parmës për të siguruar titullin e Serie A për sezonin 2025-26, por festimi i trofeut do të duhet të presë deri në ndeshjen e fundit.

Ekipi i Cristian Chivu është praktikisht kampion, pasi një barazim sonte në ndeshjen në shtëpi ndaj Parmës do t’u siguronte matematikisht titullin e 21-të në historinë e klubit, me tre ndeshje ende të mbetura.

Ndeshja Inter – Parma luhet sonte, me fillim nga ora 20:45, në “Giusseppe Meazza”.

Megjithatë, pavarësisht sigurimit të titullit, Interi do të duhet të presë deri në javën e fundit për ta ngritur trofeun.

Ndeshja e fundit e sezonit do të luhet në shtëpi ndaj Hellas Veronas në fundjavën e 17 majit.

Data dhe ora ende nuk janë konfirmuar, por trofeu i Scudettos do të dorëzohet pas asaj ndeshjeje.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave italiane, festimet e titullit mund të përfshijnë edhe një paradë me autobus të hapur nëpër qytet.

Në mes të kësaj periudhe, Interi do të luajë edhe finalen e Kupës së Italisë ndaj Lazios më 13 maj, që do të thotë se skuadra e Chivus mund të përfundojë sezonin me një dopietë trofesh brenda vetëm dy javësh./GazetaExpress/

The post Si do të shpallet kampion Interi sot, në ndeshjen ndaj Parmës? appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip