E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Trump: Mund të sulmojmë sërish Iranin! Paralajmërimi i SHBA: Gjithçka varet nga sjellja e Teheranit

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se ekziston mundësia për rifillimin e sulmeve ndaj Iranit, nëse vendi i Lindjes së Mesme nuk sillet mirë.

I pyetur nëse mund të rifillonte sulmet ndaj Iranit, Trump nuk e përjashtoi skenarin e sikthimit në konflikt aktiv.

“Nuk dua ta them këtë, nuk mund t’ia them këtë një gazetari. Nëse sillen keq, nëse bëjnë diçka të keqe, do e shohim. Por është një mundësi që të ndodhë”

Duke folur për gazetarët, kreu i shtëpisë së bardhë konfirmoi se ka marrë konceptin e një marrëveshjeje nga Irani, por po pret formulimin e saktë.

Në një postim në rrjetet sociale Trump tha se nuk mendon që propozimet do të jenë të pranueshme dhe se Irani nuk ka paguar një çmim mjaftueshëm të madh për atë që ka bërë.

Dy media gjysmëzyrtare iraniane, Tasnim dhe Fars, thanë se Irani ka dërguar një propozim prej 14 pikash përmes Pakistanit në përgjigje të një propozimi prej nëntë pikash të Uashingtonit.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar kompanitë e transportit detar se mund të përballen me sanksione, nëse i paguajnë Iranit tarifë për të kaluar në mënyrë të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit.

Trump hodhi poshtë një propozim të mëparshëm iranian këtë javë, megjithatë, bisedat kanë vazhduar dhe armëpushimi duket se po mbahet.

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli pezulluan fushatën e tyre të bombardimeve kundër Iranit katër javë më parë, por nuk duket se janë më afër një marrëveshjeje për t’i dhënë fund një lufte që ka shkaktuar ndërprerjen më të madhe ndonjëherë në furnizimin global me energji, ka trazuar tregjet globale dhe ka ngritur shqetësime për mundësinë e një rënieje më të gjerë ekonomike globale./abcnews.al

InfoShqip