Rekordi pikëve nuk do të thyhet dot as këtë vit.
Madje as nuk do të arrihet, por Bajerni ka objektiva shumë më të mëdha për të arritur.
Kjo duhet pasur qartë në mendje kur komenton barazimin 3-3 të shtëpi në Bundesligë, ndaj një rivali modest si Hajdenhajmi.
U rrezikua madje humbja, pasi miqtë ishin në epërsi, fillimisht 2-0 dhe pastaj 3-2.
Gjeorgjani Zivzivadze ishte heroi me dy gola, aq sa shënoi për bavarezët edhe Leon Gorecka.
Humbja u shmang në fund, kur shkaktoi autogol portieri I Hajdenhajmit, Diant Ramaj, që është me origjinë nga Kosova dhe ka luajtur për Gjermaninë U20.
Bajerni nuk ka asnjë problem për titullin, pasi e ka fituar, por nuk arrin dot 91 pikët e skuadrës së Jup Hajnkesit, ndërsa mbeten edhe dy javë deri në fund.
Bavarezët kryesojnë Bundesligën me 83 pikë, shumë të shkëputur ndaj Dortmundit, dhe mendimet tani janë të gjitha tek e mërkura, kur Paris SG viziton Mynihun për të luajtur gjysmëfinalen e dytë të Championsit.
Për këtë arsye trajneri Kompani la në stol shumicën e yjeve si Nojer, Kimih, Luis Diaz apo Olise.
Ndeshja e parë në Francë ishte futboll I madh dhe përfundoi 5-4 për PSG-në./abcnews.al
