E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Pamje të rënda/ Aksidenti që tronditi Durrësin, momenti kur mjeti me shpejtësi skëterrë përplas për vdekje fëmijët

Capture 6

Vizion Plus ka siguruar momentin kur një automjet në lagjen nr. 15, në Durrës ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10 vjeçare.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

 “Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

/vizionplus.tv

InfoShqip