E diel, 03 Maj 2026
Lajme

Dyfisho ndërmarrjen tënde, çfarë parashikon skema më e re e qeverisë?

Capture 9 800x385

Ministria e Financave është në fazën finale të miratimit të nismës “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, një nismë që në thelb është një ridizenjim i garancisë sovrane. Por çfarë parashikon kjo nismë?

Capture 8 783x400

Të dhënat tregojnë se parashikohet të jepen kredi me garanci shtetërore me norma interesi 2-3.5%. Normat do të jenë të pandryshueshme për 10 vite, ndërsa shumë maksimale e kredisë do të jetë 2 milionë euro, me kushtin që do të jepet në monedhën lek.

Endrit Yzeiraj, zv.ministër i financave, dha disa detaje lidhur me këtë nismë gjatë një interviste për emisionin “E-ZONE”.

“Është një skemë që do të mbështesë SME-të, ndërmarrje mikro dhe të mesme, në një gamë shumë më të gjerë sektorësh, për investime që kanë të bëjnë në rritje të aftësive teknologjike, në digjitalizime, në përfitimet e çertifikatave që i bëjnë bizneset konkurruese në tregun ndërkombëtarë. Do të jetë një skemë që targeton bizneset produktive që duan të bëjnë hap cilësor në afërsinë e tyre me BE”, tha Yzeiraj në Vizion Plus.

Po kush janë sektorët më  prioritarë që do të përfitojnë nga kjo skemë?

“Janë të gjithë sektorët e ekonomisë do të bëhen pjesë e kësaj skeme. Sektori që nuk do të përfshihet është real estate, por skema parashikon që nëse një biznes kërkon të blejë një pronë në funksion të aktivitetit të tij do të mbështetet në mënyrë të kufizuar, me afro 25% të vlerës”, shpjegoi Yzeiraj.

Parashikohet që brenda muaji maj kjo skemë të finalizohet dhe të nisë zbatimin. Aplikimet do të mund të kryhen deri në fund të vitit 2027.

/vizionplus.tv

InfoShqip