E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Trepça në finale pas fitores dramatike ndaj Pejës

Screenshot 11

KB Trepça ka siguruar kualifikimin në finalen e play-off-it, pasi mposhti KB Peja me rezultat 96:103 në ndeshjen vendimtare të serisë gjysmëfinale.

Skuadra nga Mitrovica e nisi më dobët takimin, me Pejën që dominoi çerekun e parë 32:24. Megjithatë, reagimi i Trepçës erdhi fuqishëm në periudhën e dytë, ku me një seri të jashtëzakonshme (14:34) përmbysi gjithçka dhe mori kontrollin e lojës.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me vendasit që tentuan rikthimin (23:22 dhe 27:23), por përvoja dhe qetësia e Trepçës në momentet vendimtare bënë diferencën, duke ruajtur epërsinë deri në fund.

Me këtë fitore, Trepça e mbyll serinë gjysmëfinale me rezultat 3:1 dhe siguron një vend në finale, ku do të përballet me fituesin e çiftit KB Bashkimi – KB Bora.

Mitrovicasit tashmë janë një hap larg titullit dhe presin kundërshtarin për betejën finale të sezonit.

The post Trepça në finale pas fitores dramatike ndaj Pejës appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip