E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Zendaya dhe Meryl Streep do të mungojnë në Met Gala – thuhet se fajin e kanë Jeff Bezos e Lauren Sanchez

Image

Aktorja Zendaya, e cila vitet e kaluara ka qenë ndër emrat më të spikatur në tapetin e kuq të Met Gala-s në New York, thuhet se këtë vit nuk do të marrë pjesë në eventin që po financohet nga themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, Lauren Sanchez.

Sipas revistës ELLE, Zendaya po tërhiqet përkohësisht nga paraqitjet publike pas një periudhe të ngarkuar me promovimin e projekteve “The Drama” dhe “Euphoria”.

Ndërkohë, Daily Mail raporton se ajo është parë këtë javë në Kaliforni, ku ka mbështetur Tom Holland në një event të lidhur me markën e tij “Bero”.

Zendaya Dhe Meryl Streep Zendaya dhe Meryl Streep

Në qendër të vëmendjes këtë vit janë edhe Bezos dhe Sanchez, të cilët për herë të parë paraqiten si donatorë kryesorë të Met Gala-s.

Përfshirja e tyre ka shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e publikut dhe e skenës së modës; madje në Manhattan janë shfaqur postera me mesazhin: “Bojkotoni Met Gala-n e Bezosit”.

Po ashtu, raportohet se Meryl Streep e ka refuzuar ftesën për të qenë pikërisht për shkak të rolit të Bezosit dhe Sanchez.

Ndërkohë, Anna Wintour ka mbrojtur më herët pjesëmarrjen e tyre, duke deklaruar për CNN se Lauren Sanchez do të jetë një kontribut i çmuar për muzeun dhe eventin. /Telegrafi/

InfoShqip