E hënë, 04 Maj 2026
Lajme

Haxhiu nënshkruan dekretin: Kosova do të hapë Mision Konsullor në Teksas të SHBA-së

154

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar sot dekretin për hapjen e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Teksas, njoftoi Presidenca.

Këtë, ajo e ka cilësuar “hap të rëndësishëm” dhe “mirënjohje për mërgatën në Amerikë.

“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë në Teksas dhe në rajonin përreth, por edhe mirënjohje për mërgatën tonë në Amerikë, e cila për dekada ka punuar, ka ndihmuar, ka lobuar dhe ka qëndruar pranë Kosovës. Në çdo kapitull të rrugës sonë, prej rezistencës e deri te shtetndërtimi, mërgata ka pasur rol kyç”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me këtë mision, Kosova bëhet më e afërt për qytetarët e saj dhe më e pranishme në një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike e shoqërore të Amerikës.

The post Haxhiu nënshkruan dekretin: Kosova do të hapë Mision Konsullor në Teksas të SHBA-së appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip