
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Seanca ka nisur me 1 minutë heshtje për 2 fëmijët e mitur, E.Muçaj, 12 vjeç dhe K.Nikolli, 10 vjeç, të cilët humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme pasi u përplasën nga automjeti me shofer Nikoll Radaçi në lagjen nr.15 të Durrësit.
“Engjëjt u prehshin në paqe”, u shpreh zv.kryeparlamentarja, Klodjana Spahiu.
Seanca e sotme plenare zhvillohet për diskutime për çështjet apo problematikat e evidentuara nga zgjedhësit pas Javës së Gjelbër.
