E martë, 05 Maj 2026
Lajme

Kanosi policin në Obiliq, automjeti i të dyshuairt pas verifikimeve rezultoi i kërkuar në Britaninë e Madhe

Lajmi I Fundit 2

Sot, rreth orës 14:30, zyrtarët e stacionit të Obiliqit, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën kanosje ndaj personit zyrtar.

Personi i arrestuat M.S. (mashkull), dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, njofton policia.

“Gjatë veprimeve policore është sekuestruar një automjet në posedim të të dyshuarit, automjet ky i cili pas verifikimeve ka rezultuar si i kërkuar në Britaninë e Madhe”, konfirmon PK.

“Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë”, vijon njoftimi.

The post Kanosi policin në Obiliq, automjeti i të dyshuairt pas verifikimeve rezultoi i kërkuar në Britaninë e Madhe appeared first on Gazeta Express.

InfoShqip